• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Presidenti Thaçi letër Kadri Veselit: Propozoni një emër për të krijuar qeverinë


    Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë lëvizjen e radhës.

    Ndërkohë që partitë politike presin të nisin konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Kreu i Shtetit përmes një shkrese zyrtare dërguar Kadri Veselit, ka kërkuar që koalicioni i drejtuar nga PDK të propozojë një kandidat të ri për kryeministër.

    Si koalicion fitues që ka marrë shumicën e nevojshme në Kuvend, PAN ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. /Tiranapost.al/