• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Presidenti serb Vuçiç përfshihet në një aksident


    Një incident automobilistik ka ndodhur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Në orën 8:20 të mëngjesit të sotëm makina ku ndodhej Vuçiç është përfshirë në një aksident rrugor. Një automjet i tipit Bentley me 3 persona brenda ka goditur makinën ku ndodhej presidenti serb.

    Mediat serbe shkruajnë se është identifikuar drejtuesi i Bentley, ai është Luka R i cili po ecte me shpejtësi  të madhe në kohën kur goditi makinën e presidentit, e më pas u ndalua nga një prej makinave shoqëruese të eskortës.

    Tre personat brenda makinës me targa spanjolle janë arrestuar nga policia dhe mediat shkruajnë se ata janë emra të njohur për policinë dhe se kanë kryer krime të ndryshme. Deri tani rezulton se të rinjtë dhe drejtuesi i mjetit kishin konsumuar lëndë narkotike.

    Nuk ka dyshime që lidhen me një sulm të organizuar ndaj Vuçiç dhe kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Serbisë. Për tre të arrestuarit, mund të akuzohen për cënimin e sigurisë, një vepër penale që mund të sjellë dënimin me 1 deri në 8 vjet burg. Tiranapost.al E.B