• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Presidenti serb reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: Mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet


    Pas një mbledhje urgjente që zhvilloi me strukturat në Serbi nisur nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, paraditen e sotme presidenti Aleksandar Vuçiç ka dalë në një konferencë për mediat,

    Gjatë fjalës së tij Vuçiç e cilësoi mashtrim politik veprimin e Haradinajt, duke theksuar se “nuk ka arsye për eufori”.

    “Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike”, tha Vuçiç, raporton televizioni shteteror i Serbisë, RTS.

    Vuçiç u shpreh se tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë.

    “Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”, tha Vuçiç. /Tiranapost.al/

    Haradinaj jep dorëheqjen i përlotur por me bindje se është më e mira për Kosovën!

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post