Politikë

Presidenti Meta: Rama dhe Basha, fajtorë për krizën në vend

Presidenti Meta: Rama dhe Basha, fajtorë për krizën në vend

Presidenti Ilir Meta thotë se zgjidhja e vetme për krizën ku ndodhet vendi janë zgjedhjet. Në një intervistë për “RTV21”, ai ka përsëritur thirrjen drejtuar të gjithë politikanëve në vend që të vendosin interest e vendit mbi interesat e tyre personale.

Sipas Metës, Rama është përgjegjësi kryesor, por edhe opozita ka përgjegjësi të madhe, duke vënë në dukje djegien e mandateve dhe mosmarrjen pjesë të saj në zgjedhje.

Ai e akuzoi kryeministri se po tenton të gjitha pushtetet, madje edhe Drejtësinë e re, ndërsa shtoi se “situata në Shqipëri është pasojë e një krize artificiale”.

“Beteja ime si president është për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë”, ndaj zgjidhje janë vetëm zgjedhjet”, tha Meta. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/a-i-ben-presion-monika-ne-shtepi-per-daten-e-zgjedhjeve-si-pergjigjet-meta/