Kosova

Presidenti i Kosovës: Nuk ka njohje mes dy shteteve pa korrigjimin e kufirit

Presidenti i Kosovës: Nuk ka njohje mes dy shteteve pa korrigjimin e

Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka njohje mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, pa definimin e kufirit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai thotë se Kosova ka bërë korrigjim të kufirit edhe me Malin e Zi.

“Kufirin me Serbinë duhet ta definojmë. Benefit nga definimi i kufirit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe 5 vende te BE-së. Marrëveshja do të jetë transparente për qytetarët. Duhet të hiqen dilemat, procesi është transparent. Serbia ka shprehur vullnet për dialog”, tha ai. /Tiranapost.al/