Aktualitet

Presidenti Ilir Meta nis negociatat me PD

Megjithëse jo drejtpërdrejt, Ilir Meta kërkoi angazhimin e Sali Berishës, që sipas tij është njeriu kryesor nga opozita që mund t’i jap fund krizës. Ai tha se do të bashkëpunonte dhe me ish- Presidentët, për të mësuar nga përvoja e tij. Por kjo fjali të çon direkt tek Berisha për të cilin një ditë më parë tha se ishte pika e dobët e tij.

Me kostumin e një Presidenti, Ilir Meta njoftoi nisjen e nisjen e bisedimeve me opozitën për të zgjidhur krizën politike. Menjëherë sa të japë dorëheqjen si kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se do të takonte kreun e opozitën Luzlim Basha.

“Sot ose nesër kur të mos kem asnjë detyrim si kryetar i LSI, do të takohem me zotin Basha në cdo moment. Të evitojmë një përkeqësim të situatës politike. Të ketë klime konstruktive normaliteti që ka nevojë vendi që kanë nevojë zgjedhjet. Të risin besimin e qytetarëve"

Duke i kërkuar ndihmë edhe Presidentit në detyrë, Ilir Meta tha se opozita duhet të jap kontributin për të normalizuar situatën.

“Në bashkëpunim me presidentin Nishani dhe me opozitën do të dëshiroja, me kryeministrin, me drejtues të tjerë për të kontribuar që vendi sa më shpejt të ketë një proces tërësisht normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhor. Besoj se është koha që të gjithë të investohemi në këtë drejtim. E mirëkuptoj mungesën e opozitës. Nuk më zemëron por më motivon për të bërë çdo përpjekje për të rritur bashkëpunimin me opozitën”.