Aktualitet

Presidenti i KE Juncker dhe Komisioneri Hahn vijnë sot në Tiranë, ja axhenda

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të vijë sot në Tiranë dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama. Mësohet se ai do të jetë i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

Në 17:30 pritet të mbahet ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga kryeministri Rama. Ndërsa në orën 19:40 do të zhvillohet një konferencë për mediat.

Pas konferencës Juncker dhe Rama do të organizojnë një darkë zyrtare. Ndërsa të hënën në mëngjes presidenti i KE, Juncker do të takojë presidentin Ilir Meta./Tiranapost.al