Aktualitet

Presidenti flet për të ardhmen dhe poston një foto me të birin

(Foto ilustruese)

Sot është Dita Botërore e Mjedisit dhe Presidenti Meta ka dhënë një mesazh për të ardhmen përmes një fotoje me të birin.

Besari është nga ata tipa që nuk i pëlqejnë shumë kamerat e aparatet. Por dashur pa dashur ndonjëherë ai bëhet pjesë e medias.

Ja ç'ka shkruar Presidenti në Instagram mëngjesin e sotëm:

Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.