• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Presidenti i Barcelonës: Neymar nuk është si Messi, ekipi nuk i përket sheikëve


    Presidenti i Barcelonës Hosep Maria Bartomeu duke folur në Kongresin e “Penyes” ku mbidhen çdo vit rreth 1000 përfaqësues të zgjedhur të tifozerisë katalanase është shprehur se Neymar nuk mund të jetë kurrë më i rëndësishëm se Barcelona.

    Ai, gjithashtu ka sulmuar dhe pronarët e PSG që dhanë shumën marramendëse prej 222 milion eurosh duke thënë se Barcelona i përket të gjithë tifozëve dhe jo sheikëve apo oligarkëve.

    “Neymar ka qenë pjesë e kësaj skuadre, por tani i përket së shkuarës. Vendimi ishte i tij, iku edhe pse bëmë gjithçka që të qëndronte. Ka një kufi për gjithçka, asnjë lojtar nuk vjen para Barcelonës. Jemi klub me 118 vite histori, me më shumë se 140 mijë ortakë: Barça është e jona, jo e një sheiku apo oligarku”– ka thënë për qindra të pranishmit presidenti i Barcelonës.

    Për më tepër, ai ka bërë krahasimin mes lojtarëve emblemë të klubit si Messi apo Iniesta që nuk u larguan kurrë dhe Neymar. Sipas tij rritja e klauzolës erdhi pikërisht për shkak se braziliani mund të largohet. Bartomeu ka premtuar blerje të reja në ekip dhe i ka thënë tifozëve blaugranë se do t’i shpenzojnë paratë e arkëtuara nga shitja e Neymar me maturi. K.H/ tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post