• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Presidenca rumune ka ndikuar pozitivisht në BE për Shqipërinë


    Në mbyllje të Presidencës rumune në Këshillin e BE-së, u mbajt sot në Tiranë një ceremoni, pjesë e së cilës mes të tjerëve ishte ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea dhe ai i BE-së, Luigi Soreca.

    Gjatë fjalës së tij Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, duke u ndalur në zgjerimin e këtij unioni me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

     “Presidenca rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Ajo ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik, ku do ketë një debat sa i përket presidenti të Komisionit Europian”, tha Soreca.

    Ndërsa ambasadori rumun tha se një nga pikat kryesore të punës së tyre ka qenë pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i BE.

    “Kemi qenë në gjendje t’i arrinim të gjitha prioritetet tona, në Ballkanin Perëndimor, por veçanërisht në Shqipëri. Rumunia ka dhënë sinjale pozitive për Shqipërinë për të avancuar më tej integrimin”, tha Perpelea.

    Në fund të eventit  të mbajtur në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, ambasadori rumun kishte disa dhurata për të pranishmit./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]