Lifestyle Te gjitha

Prerja e flokëve nuk të shpëton nga rënia e tyre. Duhet të bësh diçka më shumë


Vjeshta është periudha më delikate për flokët. Ato bien më shumë këto ditë. Nëse mendon se me një shkurtim të majave të djegura do ta rregulloni situatën, kjo nuk është zgjidhja e vetme dhe e mjaftueshme. Ndoshta të duhet edhe një kurë me hekur për ta përmirësuar gjendjen.

Po përpara se të shkosh deri te kurat, medikamentet e të tjera si këto mund të kujdesesh së pari për ushqimin. Sigurohu që ushqimet që konsumon të kenë vitaminat A, B, C, E dhe mbi të gjitha minerale si hekuri. Po cilat janë ushqimet që mund të gjesh elementët e duhur? Algat, prodhimet e detit, mëlçitë, spinaqi, mishi i kuq, bishtajoret, kakao, si dhe frutat e thata janë ato që duhet të konsumoni më së shumti.

floket brenda

Për t`u kthyer sërish te vjeshta, e cila është periudha më kritike për flokët, ka dy shkaqe për situatën: vaskularizimi i dobët në lëkurën e kokës ose marrja e pamjaftueshme e lëndëve ushqyese. Hekuri luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me oksigjen të të gjitha qelizave të trupit duke përfshirë edhe flokët. Ndaj është kaq i nevojshëm ai.

floket brenda 2

Megjithatë rënia e flokut ndonjëherë mund të mos ketë lidhje fare me kequshqyerjen. Mbase në periudha të caktuara mund të jetë stresi ose përdorimi i antibiotikëve.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *