• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha

    Premtonte vende pune, arrestohet mashtruesja në Vlorë


    Bukuroshe Kola ka përfituar në total 40 mijë euro në sajë të mashtrimeve.

    I premtonte vende pune në këmbim të parave. Është kjo historia e Bukuroshe Kolës, 51-vjeç nga Vlora e cila prej muajit dhjetor deri në maj ka mashtruar 15 persona duke përfituar në total një shumë prej 40 mijë eurosh. Ajo u premtonte njerëzve vende pune në institucione shtetërore dhe në kompani private.

    Prej disa javësh Bukuroshe Kola ishte vënë në kërkim nga autoritetet, por u arrestua vetëm sot pas operacionit të koduar “Mashtrimi i Fundit” nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

    Ajo akuzohet për veprën “Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”. Mësohet se Kola ka qenë edhe më parë e dënuar për mashtrime të tilla.

    Policia vazhdon hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë se mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune./Tiranapost.al