SPORT

Premier League me VAR, por me 5 rregulla ndryshe nga Europa

Premier League me VAR, por me 5 rregulla ndryshe nga Europa

Për herë të parë këtë sezon Premier League do të përdorë teknologjinë në fushë. Sistemi i VAR do të ndihmojë gjyqtarët në fushë të marrin vendime të drejta.

Gjithsesi, drejtuesit e Premier League kanë bërë një kërkesë tek UEFA, që 5 rregulla të jenë ndryshe nga se ndodh në Champions League, apo ligat e tjera të Europës dhe vetë UEFA e ka miratuar këtë kërkesë.

  1. Prekja e topit me dorë në zonë!

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm UEFA ka vendosur rregullin se çdo prekje e topit me dorë brenda zonë do të akordohet penallti. Gjithsesi, në Angli nuk do të jepet direkt penallti, sepse do të gjykohet nga drejtimi që po merr topi.

    2. Pozicioni jashtë loje!

Në Champions League asistenti nuk e ngre flamurin nëse ka një pozicion të dyshimtë për jashtë loje dhe lejon lojën të vijojë derisa të përfundojë aksioni dhe me ndihmën e VAR sqarojnë të gjithë situatë. Në

-Angli do të jetë ndryshe, gjyqtari anësor do të vijojë punën e tij si më parë: në momentin që dyshon për pozicion jashtë loje do të ngrejë flamurin dhe loja do të ndalet.

  3. Pozicioni i portierit tek penalltitë!

Në kompeticionet më të rëndësishme të UEFA-s, VAR ka për detyrë të shikojë qëndrimin e portierit gjatë ekzekutimit të një penalltie, nëse portieri largohet nga vija fatale pa u goditur topi, atëherë VAR ndërhyn dhe penalltia përsëritet.

-Në Premier League këtë kompetencë do e ketë gjyqtari kryesor i ndeshjes, do të vendosë ai me sytë e tij nëse portieri bën hapa para vijës fatale, para goditjes së topit.

  4. Monitorët!

UEFA ka udhëzuar se në UEFA ka udhëzuar se në çdo stadium do të ketë monitorë të vegjël ku gjyqtari kryesor të ketë mundësi të shikojë përsëritje rastet e dyshimta.

-Ndërkohë në Angli gjyqtari kryesor nuk do të shohë përsëritje, sepse të gjitha vendimet e dyshimta do të merren nga gjyqtarët në dhomën e VAR, të cilët do të ia komunikojnë nëpërmjet kufjeve vendimin e tyre.

  5. Shpjegimi për publikun!

Në Champions League tifozët nuk shikojnë pamjet e momenteve të dyshimta në ekranet e mëdha që janë të montuar nëpër stadiume. Gjithçka që shohin është shpjegimi për një rast të rëndësishëm, siç është akordimi i një penalltie.

-Në Angli do të shfaqen video të të gjithë rasteve të dyshimta në ekranet e mëdhenj. Kështu tifozët do e kenë më të qartë atë që po ndodh. /XH.K