Aktualitet

Pranverën e kemi në prag. Urgjent mëso si të kombinosh pikat

Nuk ka gjë më të ëmbël, më romantike, më moderne, më “in”, më fantastike sesa pikat. Le të jenë të vogla, të mëdha, të zeza, të bardha. Të spërkatura mbi basmë, mbi tyl, mbi pantallona, mbi funde e sidomos fustane.

Xhensila Myrtezaj pak ditë më parë na zilespi të gjithave me atë fustanin e saj rozë me pika të zeza, nga maja e Santorinit, në pikë të dimrit. Dhe kur një ditë shkurti duket aq bukur, imgjinojeni në një ditë pranvere apo vere. Kemi një neps për pika. E keni dhe ju? Nëse po, para se të rrëmoni nëpër dollapë për të nxjerrë rrobat me pika ku i keni dhe ku s’i keni, merrni ca leksioni kombinimi.

Mikso stampat: kjo sfida e vërtetë e stinës që po vjen: një shembull? Pika dhe lule.

Fustan me pika të zeza mbi sfond të bardhë, rrip në bel dhe çizme cuissardes të kuqe. WOW

Pastaj ky është ai fustani që s’ka nevojë për koment. I domosdoshëm.

Fund me pika dhe bluzë XXL. E adhurueshme.

Këmisha me pika, adhurim më vete

Pika, pika dhe vetëm pika. Ekzagjeroje sa të duash!

Fundi me pika do jetë protagonist i vërtetë i verës që po vjen: i lehtë, dyngjyrësh për t’u kombinuar me takë të mesme ose atlete.

Pika + e kuqe + fruda + rrip në bel + mëngë të fryra= guxim

Për ato që e provojnë për herë të parë: ndoshta një këmishë në stilin mashkullor lino. Hyjnore.

Fund me pika= fiksim. I kombinuar domosdoshmërisht me gjysmëçizme.

Pastaj është edhe ky fustani tipik femëror, me sandale me rrip në kavilje dhe rrip në bel. Pra, ç’doni më shumë nga moda e sivjetshme?