• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    A do pranojë BE kushtin e Mustafës për Demarkacionin


    Brukseli nuk do ta heqë Demarkacionin duke e lënë në fuqi si kusht për liberalizimin e vizave. Ky theksim i Brukselit bëri që kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të shkonte në një vizitë në Bruksel ku ndodhet aktualisht.

    Analistët e çështjeve politike në Kosovë thonë se Mustafa do të dështojë të bindë BE-në që ta largojë kushtin e demarkacionit.

    Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët vlerësojnë se e tërë kjo është një lojë e kryeministrit Mustafa i cili, siç thonë ata, po bën përpjekjet e fundit për mos ta lejuar rrëzimin e koalicionit qeverisës.

    Kështu gjasat që BE të pranojë dhe të largojë kushtin janë shumë të paktë ndërkohë që nga ana tjetër përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Europian thonë se Demarkacioni është një kriter i cili duhet përmbushur.

    Sipas tyre Qeveria dhe Kuvendi janë duke bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë sa më parë. Ndërsa përfaqësues të opozitës shprehen të vendosur se nisma e Mustafës është një lojë e pastër politike.

     Gëzim Dushi ka folur për Zërin duke thënë nga Ministria e Integrimit Europian (MIE) se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar që nga viti 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën do të diskutojë me komisionerin e BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, mbi çështjen e ‘pezullimit të përkohshëm të kushtit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën’.