• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Pra, kur nuk do Lulzim Basha, nuk paska dhunë. Vetëm kur do ai!


    Sot, protesta e opozitës nisi ndryshe nga herët e tjera. Disa ambasada të huaja në Tiranë, që nga amerikania e para, më pas italiania, gjermania, britanikja, holandezja, çuan mesazhe direkte. Ambasada Amerikane, që nuk ka kurrë arra në gojë kur flet, foli me emra. Iu drejtua Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nominalisht. Gjermanët nuk e kanë në stil këtë punën e emrave e as britanikët, por mesazhi qe në përmbajte i njëjtë: Ndaloni dhunën në protestë dhe merruni vesh në tavolinë!

    Ambasadat e dhanë efektin menjëherë, si një serum në trupin e opozitës. Gazmend Bardhi ishte shenja e parë se në PD nisi reflektimi dhe frika për skenare dhune nisi të bjerë si piklat e shiut mbi çadrat e protestuesve.

    Protestuesit nuk janë armiq të Shqipërisë. Ata janë shqiptarë të pakënaqur me qeverinë e Edi Ramës dhe nëse ka dhimbje në këtë histori janë ata të ndershmit që dalin aty dhe ata policët që durojnë po aty. Pandershmëria që u mor vesh si buka që hamë, ishte roli i Bashës. Pra, dhuna ka dalë nga SHQUP-i dhe jo nga protestuesit e irrituar me qeverinë “Rama”. Pra, kur do Basha, ka dhunë dhe kur s’do Basha, nuk ka dhunë.

    A duhet ndonjë provë më shumë sesa kaq për të kuptuar se kush është fytyra e dhunës dhe se kush duhet të japë llogari për të?!

    /*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]