• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Pozitë-opozitë bashkë për Maqedoninë në NATO. Protokolli merr OK


    Komisionet parlamentare miratojnë protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. Protokolli u miratua me votat e maxhorancës dhe opozitës në mbledhjen e ditës së sotme. Maqedonia pret të bëhet vendi i 30-të anëtar i Aleancës Trans-Atlantike pas marrëveshjes historike me Greqinë, për ndryshimin e emrit. Kujtojmë se Greqia e miratoi e para protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me 153 vota pro dhe 140 kundër. Sqarojmë se Ratifikimi do bëhet ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku i pranishëm do jetë edhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. / Tiranapost.al