Aktualitet

Poston video nga festa e Birrës në Korçë, Rama: Pamje fantastike, mijëra vizitorë shijuan traditat

Poston video nga festa e Birrës në Korçë, Rama: Pamje

Pesë ditë ka zgjatur festa e birrës në Korçë, ku qytetarë shqiptarë dhe turistë të huaj u bënë pjesë duke u argëtuar nën tingujt e muzikës dhe shijes së birrës. Personazhe të njohur kanë postuar foto nga festa dhe sot në mëngjes kryeministri Rama ka postuar një video nga Korça ku përmend turistët që shijuan dhe u bënë pjesë e traditës shqiptare. Nga data 14 gusht deri në datë 18, vlerësohet se u mblodhën 100 mijë pjesëmarrës.

Më poshtë gjeni postimin e Ramës me videon bashkëngjitur.

 MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë, ku për 5 ditë mijëra vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë ?

#festatlokale2019 #smilealbania???./ Tiranapost.al.