• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Post-protesta, gjëja më e shëmtuar që mund të shihnin turistët e huaj


    Turistët e shumtë që kishin zgjedhur të vizitonin Tiranën këtë të shtunë janë përballur me një pamje krejt të shëmtuar. Rrjeta të rrëzuara, gurë, bidona dhe pankarta të hedhura në bulevard apo në lulishte kanë qenë ajo që ofronte për ta kryeqyteti pas protestës së opozitës. Dhjetëra turistë të ardhur nga Gjermania, Çekia dhe vendet nordike, teksa vizituan sheshin “Skënderbej” si dhe lulishten e re pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar, kanë mbetur të befasuar nga ajo që panë, duke përcjell në këtë mënyrë edhe një mesazh të keq tek miqtë e tyre europianë. Në një kohë që revistat më prestigjioze në botë shkruajnë për transformimin që ka pësuar Tirana, duket se vetë ne ia kemi dalë që përmes protestave të dhunshme të transmetojnë mesazh negativ për turistët e huaj dhe duke i hequr vetes të ardhura që do të përmirësonin ndjeshëm ekonominë e qytetit. /tiranapost.al

    (Foto turistë të cilët vizituan Tiranën pas protestës)

    (Foto turistë të cilët vizituan Tiranën pas protestës)

     

    (Foto turistë të cilët vizituan Tiranën pas protestës)

     

     

    (Foto turistë të cilët vizituan Tiranën pas protestës)

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post