SPORT

Portieri, heroi i heshtur

Portieri, heroi i heshtur

Shumë prej portierëve më të famshëm në botë i kemi dëgjuar të thonë se karrierën e kanë nisur si futbollistë në fushë dhe kanë qënë disa rrethana që i kanë vendosur përgjithmonë mes shtyllave, apo edhe nëse do i riktheheshin edhe njëherë vendimit se cili është pozicioni i duhur për të luajtur, porta do të ishte alternativa e fundit.

Në fakt është e vërtetë që një gabim i portierit peshon më shumë në skuadër se sa një rast i humbur i sulmuesit. Ju kujtohen Berisha dhe Gashi në ndeshjen përballë Zvicrës?

Heronjtë e shekullit 21-të nuk luftojnë me shpata dhe nuk mbajnë pelerinë, heronjtë sot luftojnë me gola dhe ata të heshturit me pritje.

IMG_0527

Portierët të cilët vërtetë vlerësohen për punën e bërë janë ata më me emër në botën e futbollit, janë ata që asnjëherë nuk bëjne pritje normale dhe që gjithmonë janë aty për të shpëtuar golat e sigurt.

Nga numri 1 Buffon e deri tek 99 Donaruma të gjithë me stil të veçantë dhe vetëm me një detyrë. Portieri është me i veçanti nga të gjithë, ai vesh fanelë me ngjyrë ndryshe nga skuadra e tij, ai ka mundësinë të prekë topin me duar, ai qesh, vuan, qan, e gëzon i veçuar. Më dy shtylla si ndihmën e vetme në krah, i duhet të mbajë mbi shpatulla fatin e të gjithë skuadrës.

Një portier i mirë ka treguar dikur i ndjeri Luis Aragones, nuk është ai i cili nga 10 gjuajtje drejt portës së tij pret 7 dhe pëson 3, por ai që në 90 minuta i cenohet porta vetëm 3 herë dhe është gati për të mos e lejuar topin të kalojë vijën fatale.

Në finalen e Botërorit të 2010 më shumë se golin e Iniestës te gjithëve iu vjen në mëndje rasti i humbur i Robben apo jo? Kjo gjë e bezdis edhe pas kaq shumë kohësh Kasijasin i cili në një intervistë u sqaroi të gjithëve se si holandezi nuk e humbi atë rast, gjuatja ishte perfekte thjesht numri një i portës spanjolle ishte aty dhe bëri detyrën.

IMG_0531

Isha unë qe e prita atë goditje, Robben nuk humbi asgjë! U shpreh Casillas, një nga heronjtë e heshtur të portave në botë.