Showbiz

Portali i veçantë që prezanton produkte të bëra nga një tjetër botë

Portali i veçantë që prezanton produkte të bëra nga

Madeinprison.al” është portali unik në llojin e tij të paktën në Shqipëri. Një website plot dhurata të punuara nga duart e grave që vuajnë dënimin në burgun e Ali Demit. Çanta, byzylykë, këllëf jastëku çfarë të duhet për t`ia bërë dhuratë dikujt që e vlerëson punën e dorës, e gjen aty, me çmimin përkatës përkrah.

[caption id="attachment_362695" align="aligncenter" width="1775"]Foto nga Made in Prison[/caption]

Kjo nismë është inisiativë e Organizatës “Orkidea” e cila ka gjetur mbështetjen e disa institucioneve, mes tyre edhe të Ministrisë së Drejtësisë.

https://www.facebook.com/EtildaGjonaj/videos/823012001404207/?sfns=mo

Një video promovuese e këtij portali është shpërndarë nga ministrja Etilda Gjonaj në Facebook.

Edhe diçka! Meqë Instagrami është vendqëndrimi ynë i preferuar, ky portal ka edhe një profil në Instagram “Made in Prison Albania”, në të cilin reklamohen produktet.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije