Aktualitet

Popullariteti i Macron në rënie, ja pse kundërshton negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Popullariteti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka regjistruar sërish rënie të fortë, ku vetëm 40 për qind e të pyeturve janë të kënaqur me punën e tij, sipas sondazhit të Ifop për gazetën “Journal du Dimanche”, shkruan Java News.

Që prej verës së vitit të kaluar, kur ishte në pikun e popullaritetit të tij me 64%, pozitat e presidentit të Francës janë lëkundur ndjeshëm, duke shënuar rënie të vazhdueshme, mbështetje e cila aktualisht është në nivelin 40%.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja që Macron është skeptik ndaj zgjerimit të BE, pasi situata e brendshme në Francë dhe rritja e popullaritetit të populistëve, ia dikton një sjellje të tillë, shkruan javaneës

Macron ka propozuar idenë që BE nuk është e gatshme të pranoje anëtarë të rinj dhe ka një qëndrim skeptik për çeljen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ai është përfshirë në një debat edhe me qeverinë euroskeptike të Italisë për refugjatët, ku nuk munguan as fyerjet në distance me tyre, pasi Macron, është treguar i ashpër në deklaratë e tij për populistët.

“I sheh të përhapen si lebra, nga pak dhe kudo në Europë, në vende ku mendonim se nuk do të shfaqeshin kurrë. Fqinjët tanë thonë gjërat më të këqija dhe ne mësohemi me këtë. Bëjnë provokimet më të rënda dhe askush nuk skandalizohet më”, ka thënë ai.

Sipas “Le Figaro”, referenca është e qartë: ka të bëjë me refuzimin e Italisë për t’u hapur dyert emigrantëve.

Por nuk ka munguar kundërpërgjigjja e Italisë, e cila udhëhiqet nga një koalicion qeveritar i ndërtuar nga dy partitë më të mëdha populiste.

“Fjalët e tij janë ofensive dhe të pavend. Hipokrizia e vëretë është e atij që kthen mbrapsht emigrantët në Ventimiglia dhe do të na bëjë ne moral mbi të drejtën për të kërkuar ndarje të barabartë të emigrantëve. Solidariteti ose duhet të jetë tërësisht europian, ose nuk duhet të ketë fare të tillë”, ka thënë Luigi Di Maio, zëvendëskryeministër në qeverinë italiane dhe kryetar i Lëvizjes 5 Yjet.

Gjithashtu raportohet se ka një rënie të popullaritetit edhe për kryeministrin, nga 45% të kënaqur në maj në 42% në qershor, një rënie prej tre pikësh.