• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Populisti holandez Geert Wilders lançon fushatën e tij duke quajtur marokenët “fundërrina”


    Kandidati populist  Wilders momentalisht favorizohet nga sondazhet për të qënë i pari në garën parlamentare të 15 Marsit në Hollandë, por avantazhi i tij duket se është zbehur së fundmi. Në rast se ai fiton ai është zotuar të ndalojë emigrimin e myslimanëve dhe të mbyllë xhamitë. Komentet e tij më të fundit kanë nxitur mjaft reagime. Gjatë një takimi në një bastion të vetin në Spijkenisse një qytet afër Rotterdamit ai është shprehur: “Ka shumë fundërrina marokene në Hollandë të cilët i kanë bërë rrugët tona të pasigurta. Në rast se doni të rifitoni vendin tuaj, bëjëni Hollandën të hollandezëvë sërish dhe votoni për të vetmen parti që do e bëjë të tillë”.

    Më pas ai është shprehur se nuk ka thënë se të gjithë marokenët janë fundërrina.

    Sipas një censusit të vitit 2011 në Hollandë janë rreth 167,000 Marokenë nënshtetas të Hollandës të lindur atje, duke qënë kështu grupi i tretë i popullsisë më i madh i emigrantëve jo-europianë.

    Disa qindra mbështetës të Wilders ndodheshin në Spikenisse të shtunën në mëngjes, po ashtu atje ndodhej dhe një grup protestuesish anti- Wilders. Një nga demonstrueset është shprehur se gjëja më e frikshme rreth Wilders është se njerëzit u mësuan me të dhe nuk protestojnë më, çka rrit fuqinë e populizmit.

    Aktualisht “Partia e Lirisë” e Wilders mban 12 nga 150 vende të parlamentit. Megjithatë vitin e fundit si pasojë e krizës së emigrantëve mbështetja për populizmi është rritur jashtë mase dhe këtë gjë e ka pompuar dhe fitorja e Donald Trump në SHBA.