Botë Te gjitha

Poloni: Katër të vdekur, mes tyre dhe dy fëmijë, për shkak të stufive me shi


Katër persona humbën jetën për shkak të stuhive që mbuluan Poloninë, ku shënoheshin temperatura të larta gjatë ditëve të fundit, sipas deklaratave të Shërbimit Zjarrfikës.

Dy skautë të moshës 13 dhe 14 vjeç janë zënë poshtë nga pemë që u shkulën nga rrënjët për shkak të stuhisë që kapi zonën e kampit të tyre në fshatin Suzek (në veri). Afro 20 persona të tjerë u plagosën.

Një grua u vra kur një pemë ra mbi shtëpinë e saj në fshatin Konarzini (në veri). Një burrë u vra gjithashtu në fshatin ngjitur. Në total 28 persona u plagosën nga përmbytjet, ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike ndikuan gjysëm milioni banorë, shtëpi dhe familje në pjesën veriore të vendit. I nxehti ekstrem mbizotëronte për shumë e shumë ditë në Poloni, me temperaturat që shkonin deri në 40 gradë Celsius. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *