• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Politikanët të ulen urgjent me Metën, deklaron Maliqi


    Në një deklaratë për shtyp, deputeti i ri i Kuvendit Lefter Maliqi u bën thirrje klasës politike të ulen urgjent në tavolinë me presidentin Meta, që të gjendet një zgjidhje për krizën e thellë politike. Për Maliqin,vendi ndodhet në një situatë alarmante dhe duhet urgjent një zgjidhje e krizës.

    Lefter Maliqi citohet të ketë thënë: 

    “Mbi 6 vite jemi mbrapa sa i përket krimit. Vlerësoj raportin e OSBE, që vlerësuan e analizuan edhe punën e medias së lirë e iu dolën në mbrojtje disa gazetarëve. Qeveria edhe në paketën e fundit antishpifje kërkon të kapë edhe median e lirë dhe kjo paketë është e njëjtë me paketën e Vladimir Putin disa muaj më parë. Situata është alarmante, vendi është në krzië të madhe politike dhe ekonomike, emigrimi është masiv. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike, por edhe faktorit ndërkombëtar, që të ulen në diskutime bashkë me Presidentin për ta çuar vendin në zgjedhje të ndershme e të lira. Gjithë institucionet janë të kapura nga shteti”./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]