• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Politikanët nuk vijnë në pushtet për t’u mbrojtur nga i ftohti


    Aristoteli, ose siç njihet ndryshe babai i shkencës politike, ka thënë, si shumë të tjerë të kohës së tij, fjalë e fjali të mençura, dhe ndaj ata janë sot e kësaj dite të pathyeshëm, gjithmonë aktualë, sepse para mijëra vjetësh kanë parashikuar botën në ekstraktin e vet.

    Në ditët kur tensionet politike në vend shihen si një sport kombëtar, një lojë titujsh, skenarësh, ndonjëherë tepër të guximshëm, politika e Aristotelit, që vjen nga fjala greke polis (qytet) ose siç kuptohet si një mënyrë për të qeverisur punët e qytetit – veç qyteti që nuk duket kund!

    Në fakt, politika ka kohë që është bërë fshat. Fshat jo në kuptimin e parë literal, se ku ta gjejmë të kishte qumësht, pula, e fruta. Por fshat si koncept dhe si mënyrë, si sjellje, dhe si mesazh, por mbi të gjjtha si një frikë për të ardhmen.

    Ndërsa Shqipëria si në një buzë gremine ndjek me kuriozitet sesi nuk merren vesh të parët e vendit, koha fluturon në dëm të tyre. Koha shkon dëm, ndërsa të tjerë fitojnë kohë për të qëndruar sa më gjatë në agoni. Disa e kanë zgjedhje, një palë e ka zgjidhje. Por ky është spektakli më i pakuptimtë dhe në dëm të shtetit shqiptar, të qytetit shqiptar. Tregojmë kohë pas kohe sesa thellë në ADN e kemi kundër-shtetarin dhe se pse të diturit kanë bërë shtegtarin.

    Ajo që ndodh sot është e pakuptimtë do duhej të thoshim, por në fakt vetëm kështu e kemi kuptuar ne shqiptarët politikën e qytetit, në dëm të shtetit.

    Nuk është më çështje datash, po të reflektojmë pak, një datë nuk është më asgjë, para mjerimit dhe si po na e shtyjnë të ardhmen me nga 10 vite në javë.

    Sepse Aristoteli e ka parajmëruar, ehuu para sa kohësh, që politikanët nuk vijnë në pushtet për t’u mbrojtur nga i ftohti…

    *Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]