Aktualitet

Politika kujton 22 Marsin

22 Marsi 1992, është dita e triumfit të opozitës demokratike kundër konstilacionit të vjetër politik, pasi PD arriti të fitonte 62% të votave në zgjedhjet kombëtare duke rrëzuar kështu për herë të parë të majtën nga pushteti që pas vitit 1944. Eksponentë të ndryshëm të jetës publike e kanë përkujtuar këtë datë, disa prej tyre si pjesëmarrës dhe bashkëkohës të atyre ngjarjeve.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përkujtuar këtë ditë me një status të gjatë, shoqëruar me një foto të tij ditën e fitores së parë të demokratëve.  Lulzim Basha është mjaftuar me një fotografi dhe mesazh të shkurtër për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë që kritikët e lidershipit aktual të PD, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi e kanë përdorur këtë ditë jo vetëm për të përkujtuar ngjarjen historike, por edhe për të reflektuar mbi gjendjen aktuale të pashpresë të PD, 26 vite pas atij momenti optimizmi për të ardhmen.

Sali Berisha:

Gezuar 22 Marsin, Diten e pare te Demokracise!

Te dashur miq, sot mbare kombi yne nderon 22 Marsin e vitit 1992 si diten e pare te lirise se tij, diten ne te cilen nen udheheqjen e PD shqiptaret, njerezit me te shtypur dhe me mjeruar, me te izoluar te globit çelen me voten e tyre te lire rrugen e ndertimit te sistemit demokratik te bazuar ne shtetin ligjor dhe vlerat e lirise. Si sot 26 vite me pare mbi 1.7 milione te rinj, te reja, burra dhe gra, permbysen me voten tyre te lire diktaturen e genocidit, shtypjes me te eger dhe krimeve kunder njerezimit qe Shqiperia dhe Europa kishin njohur me pare, diktaturen mizore te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes. Me 22 Mars te vitit 1992 ne nisem udhetimin tone ne rrugen e lirise dhe dinjitetit njerezor dhe kombetar, te mbrojtjes se interesit tone kombetar dhe çeshtjes shqiptare te daljes nga izolimi dhe te renditjes se Shqiperise ne anen aleateve te saj perendimore.

Si sot 26 vite me pare ne nisem rrugen integrimit te vendit ne institucionet europiane dhe euroatllantike, Keshilin e Europes, Bashkimin Europian dhe NATO!

Sot pas 26 vitesh, me gjithe veshtiresite serioze ne udhetimin e saj, Shqiperia, nga njeri prej tre vendeve me ta varfera te botes, renditet me vendet me te ardhura te mesme te larta. Ajo eshte anetare e NATO-s, Keshillit te Europes dhe vend kandidat per anetar te BE, Kosova eshte e lire dhe e pavarur, shqiptaret ne teresi jane me te lire se kurre ne historine e tyre.

Por sot perseri vendi ndodhet ne nje udhekryq tejet te rrezikshem. Si ne asnje vend tjeter te Europes dhe botes, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama me narkoqeverine e tij ne pushtet ka vendosur narkoshtetin e tij dhe shnderruar Shqiperine ne vendin e sunduar nga droga, krimi, trafiqet kriminale, vendin e braktisjes masive nga qytetaret e tij!

Duke shprehur me nderimin me te madh para te gjithe atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe me voten e tyre me 22 Mars te vitit 1992 shemben sistemin barbar komunist te Enver Hoxhes, iu bej thirrje shqiptareve te ngrihemi dhe me guximin tone te permbysim, te flakim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin e Edvin Rames dhe klikes se tij.

Edhe njehere Gezuar 22 Marsin, diten e bardhe, diten e pare te Demokracise!! sb

 

Lulzim Basha:

22 marsi 1992: Dita e parë e lirisë!

Jozefina Topalli:

Gezuar 22 Marsin, diten e triumfit te demokracise.

26 vite me pare Partia Demokratike fitoi mbi regjimin me te eger diktatorial te EH.

26 vjet me pare , shqiptaret vendosen te nisin udhetimin e tyre drejt lirise,shpreses dhe integrimit te tyre me perendimin.

Ata ia dolen te liberalizojne vizat, te behen anetare te Natos, te CoE, te OSBE si dhe te behen anetare kandidat te BE.

Por pas 26 vitesh vendi ndodhet serish ne nje faze kritike : pa qeverisje dhe pa opozite.

Pas 26 vitesh shqiptaret po largohen nga shtepite e tyre sepse ata nuk shohin drite ne fund te tunelit; As ne kohet e pushtimeve, shqiptaret nuk kane ikur ne keta permasa si sot;

Pas 26 vitesh vendi yne permendet me shume per drogen dhe hashashin se sa per bukurine e natyres se saj apo per studentet dhe artistet shqiptare qe shkelqejne kudo;

Pas 26 vjetesh ne rreshtohemi si vendi me popullsine me te pa lumtur, gje qe nuk ka ndodh as ne ditet me te veshtira; rreshtohemi si vend shume i korruptuar, por mbi te gjitha si vend ku varferia e mjerimi jane shumefishuar dhe rinia eshte pa te ardhme; si vendi ku pasuria eshte perqendruar ne pak duar dhe ku vendimet politike nuk i marrin forcat politike , por vetem 4-5 titullare.

Sikur te gjitha keta te mos mjaftonin , ne vendin tone demokracia eshte ne rrezik.

Brenda PD, forces politike qe solli voten e lire, sot nuk ka me zgjedhje, nuk ka me forume, nuk ka me statut, nuk ka me debat.. te gjitha jane farse!

Dhe kjo eshte vetem njera ane. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetem te djathten , por opoziten si garancine kryesore te qytetareve per t’i dale zot lirive si dhe te drejtave te tyre ekonomike, politike e sociale.

Pas 26 vitesh Lulzim Basha kerkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, dates se rrezimit te shtatores se diktatorit;

Pas reagimeve te forta Projetligji u terhoq ,me justifikime tamam si dikur; ku njeri bente autokritike te thelle( si dikur ne plenume), ndersa LB si gjithmone nuk dinte asgje , dhe i habitur per cfare po degjonte ,tamam si Pal Vata kur thoshte:”Pasha t’madhin zot, unë e Enveri s’dimë gja, ne pastë ba Mehmeti, me krye të vet!”

Sot me shume se kurre shqiptaret duhet te bejne nje reforme te thelle te forcave politike qe ata te mos mbeten si prone e titullarit ; Sot me shume se kurre interesi publik, interesi i PD kerkon qe LB te beje transparence per burimet, kanalet e parave te lobimit si dhe t’i pergjigjet cdo akuze qe i behet nga brenda dhe jashte vendit ne lidhje me lidhjet e tij opake.

Demokratet duhet te ngrihen per t’ i dale zot femijeve te tyre, familjes se tyre , partise se tyre, vendit te tyre;

Pa i rikthyer Partine Demokratike -demokrateve, pa rikthy opoziten ne vend, ER nuk leshon karrigen.

 

Astrit Patozi: 

QË 22 MARSI TË MOS JETË VETËM DITA E SULLTAN NEVRUZIT

Sot e mora veten më të mirë, hëngra hashure, dhe e konsiderova një ditë të zakonshme feste, megjithëse nuk jam bektashi.

Për të gjithë nostalgjikët dhe demokratët e tjerë, që u shkëlqejnë sytë sa herë vjen kjo ditë, falenderova Zotin që nuk doli ndonjë “trim” i Republikës së Re, që të kishte kërkuar ndryshimin e saj, ashtu siç bënë me 20 shkurtin. Fjala vjen, 22 marsin mund ta ndërronin me 18 majin, edhe pse festën e Sulltan Nevruzit nuk do ta lëviznin dot, që t’i shkonte nga mbrapa fantazisë së tyre.

Kohët kanë ndryshuar, aq për keq sa, jo vetëm nuk duket ndonjë shpresë në horizont për të ardhmen, por për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare po bëhet përherë e më e vështirë t’i gëzohet madje edhe lavdisë së të shkuarës.

Dhe mendova se të gjithë ata që e konsiderojnë 22 marsin, jo thjesht si ditën e shënuar për besimin bektashian, nuk mjafton vetëm që ta kujtojnë atë me krenari dhe patetizëm.

Nëse duam vërtet të tregojmë respekt për historinë tonë, duhet të ndahemi me guxim e me vendosmëri nga të gjitha përgjegjësitë dhe fajet e rënda, që na çuan në këtë katandisje të paimagjinueshme, jo vetëm elektorale.

Por mbi të gjitha, nëse duam vërtetë të rikthehemi sërish edhe një herë, si shpëtimi dhe shpresa e vetme për Shqipërinë, duhet të flakim tutje të gjitha veset dhe paudhësitë, jo vetëm politike, që na kanë çuar me vite larg nga 22 marsi i vitit 1992.

Majlinda Bregu:

22 Mars 1992❗️

Pjesmarrja ne votim 90%❗️

PD fiton me 62% OSE 92 deputete nga 140 vende ne Parlament❗️