Aktualitet

Politano "braktis" Interin, prezantohet te klubi i ri

Politano "braktis" Interin, prezantohet te klubi i ri

Merr fund pritja e Matteo Politano. Pas tratativave të dështuara për të kaluar te Roma, sulmuesi italian ka zyrtarizuar kalimin te Napoli.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit italian, që publikon fotografinë zyrtare të Politano me fanellën e Napolit. 26-vjeçari kalon te klubi nga San Paolo në formulën e huazimit për 18 muaj, me detyrim për ta blerë.

Politano 2.5 milionë euro është shifra që ka kaluar në arkat e Interit për Politano, me detyrimin për ta blerë lojtarin për 19 milionë euro plus 2 milionë euro që do të shkojnë në formë bonusesh të lidhura me arritjet e klubit gjatë një viti e gjysmë tjetër.

Lojtari ka marrë fanellën me numër 21 dhe raportohet se do të fitojë 2.2 milionë euro plus 300,000 euro bonuse, që lidhen me pjesëmarrjen në Champions League të Napolit në të ardhmen./XH.K