• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Politano 1 muaj jashtë, Conte mbetet pa sulmues rezervë


    Nuk kanë fund problemet më dëmtimet për Interin e Antonio Contes që tashmë duhet të bëjë për disa kohë edhe pa shërbimet e Matteo Politanos. Pas Alexis Sanchez, Conte humbet edhe një tjetër sulmues duke ngelur në emergjencë totale në këtë repart pasi zëvendësuesi i vetëm i dyshes Lukaku-Lautaro mbetet 17-vjeçari Esposito. Politano u dëmtua në ndeshjen e Championsit ndaj Dortmundit vetëm disa sekonda pasi kishte hyrë në fushë, me mpirjen që i bënë mjekët e klubit zikaltër, sulmuesi italian qëndroi në fushë deri në fund duke luajtur me shumë vështirësi. Analizat të cilave iu nënshtrua Politano të mërkurën dhe të enjten përcaktuan që 26-vjeçari ka pësuar një goditje në kaviljen e majtë dhe për tu rikuperuar duhet të qëndrojë minimalisht 1 muaj jashtë fushave të futbollit. Gjëndja e lojtarit do të vlerësohet sërish në javët e ardhshme. Politano do të humbasë kështu sfidat ndaj Veronës, Torinos, Slavias së Pragës në Champions, Spalit dhe Romës në kampionat me shpresën se mund të kthehet i gatshëm për takimin e fundit në grupet e Championsit ndaj Barcelonës më 10 dhjetor./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post