• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Policia vijon aksionin. Shumë pranë arrestimit të një grabitësi tjetër


    Një ditë pasi katër persona përfunduan në pranga, si të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte me grabitjen e Rinasit, policia mësohet se po vijon aksionin.

    Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur gjatë emisionit “Opinion” se, edhe gjatë mbrëmjes së sotme uniformat blu janë në aksion.

    “Policia është në aksion në përpjekje për të arrestuar një nga autorët, që ka qenë pjesëmarrës direkt në grabitjen e Rinasit”, tha Lala.

    Katër të arrestuarit janë: Alkond Bengasi, 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç dhe Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan, si dhe 38-vjeçari Oltian Veseli./ Tiranapost.al

    Një prej të arrestuarve është një nga grabitësit e Rinasit?