Kosova

Policia serbe arreston punëtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (Arsyeja)

Policia serbe arreston punëtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Arrestohet një punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Milan Vukashinoviç, në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas njoftimi të bërë nga Byroja Kosovare e Sigurimeve arrestimi është bërë pasi punon në një kompani kosovare:

“Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë. Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës. Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës. Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç./ Tiranapost.al