Aktualitet

Policia rrethon Santa Quarantën. Sekuestrohen pasuritë e Balilit

Sot është zbatuar kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për sekuestrimin e pasurive të Klement Balilit dhe familjes së tij.

Forca të shumta policore kanë shkuar në kompleksin e njohur turistik Santa Quaranta.

Ndërkohë Balili është ende person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës drejt Europës.

Prokuroria pas një viti tashmë dhe pas verifikimit ka kërkuar vendosjes e sekuestros preventive për mostjetërsimin e disa pronave të kësaj familje, mes tyre edhe për resortin turistik “Santa Quaranta”.

Pjesë e kërkesës së prokurorisë janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private, dhe disa partamente në Sarandë./ Copyright Tiranapost.al