Aktualitet

Policia në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt, njihet si kapo i bandës

Vijojnë arrestimet për pjestarët e bandës së Habilajve. Tani radhën e ka vëllai i Moisi Habilajt, për të cilin policia po zhvillon aksione të shumta.

Kujtojnmë se një javë më parë policia italiane goditi organizatën kriminale të trafikimit të drogës, të përbërë nga 11 persona, shqiptarë e italianë.

Grupi, siç tashmë e dimë të gjithë, e shtrinte aktivitetin e jashtëligjshëm në Sicili dhe drejtohej nga Habilajt e Vlorës.

Gjatë operacionit të policisë të hënën e kaluar, u arrestuan 3 shqiptarë e 4 italianë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 4 shqiptarë të tjerë, për të cilët u lëshuan urdhërarrestet ndërkombëtare, pasi dyshohej se fshiheshin në Shqipëri.

Dy nga këto arrestime janë kryer nga policia ditët e fundit, kur u gjend edhe një sasi prej 4 tonë kanabis në Babicë. Në pranga ranë Armando Koçerri dhe Nezar Seiti.

Tashmë mbeten edhe dy persona të tjerë në kërkim, të cilët po kërkohen nga Policia e Prokuroria.

Operacioni në fshatrat e Vlorës po vazhdon prej tri ditësh për arrestimin e Florian Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt, që dyshohet si drejtues i grupit. Gjithashtu, forcat e Policisë janë në ndjekje edhe të Sabaudin Çelajt, që dyshohet po ashtu se fshihet në fshatrat e Vlorës.