Aktualitet

Policia jep videon e sherrit skandaloz të pronarit shqiptar në Porto Palermo me turistët spanjollë: Mbi kofano 5 km grushton xhamin

Policia jep videon e sherrit skandaloz të pronarit shqiptar në Porto

https://youtu.be/8lDkdmuPisg

Një skenë aksion/komedi/dramë ajo e pronarit nevrik ose më saktë absurd deri në psikopati me turistët që zgjodhën të largohen për shkak të shërbimit të keq.

Na pëlqen të themi që ky nuk përfaqëson Shqipërinë, jo sigurisht që jo, por s’është pjesë e modelit të shëmtuar të biznesit të turizmit në Shqipëri.

Në video duket momenti kur biznesmeni Mihal Kokëdhima godet me grushte xhamin e përparmë të furgonit duke e thyer atë. Nga goditjet ai duket se pëson edhe lëndime, ndërsa mbi thamin e thyer duken dhe shenjat e gjakut.

Fillimisht Mihal Kokëdhima tenton që të hyjë brenda automjetit, por pasi nuk mundet më që të mbahet, i kërkon që ta ndalojnë. Udhëtimi me pronarin mbi kofano vijon për rreth 5 km, derisa mbërrijnë në Qeparo.

Pasi mjeti ndalon biznesmeni ulet në tokë dhe kërkon të hapë me forcë derën e furgoni, i cili niset me shpejtësi. Gjatë kohës që ndodhi ngjarja të gjithë udhëtarët ishin shumë të shqetësuar, ku dëgjohen fjalë fyese. Një prej tyre telefonoi edhe policinë, ndërsa shqiptarët mësohet se janë shoqeruesit e turistëve spanjollë.

Video është autentike. E kemi vërtetuar në Tiranapost.al edhe me dëshmitar që njeriu mbi kofano është pronari. Incidenti ndodhi 2 ditë më parë, pasi turistët u ankuan për shërbimin në restorantin e tij. Mihal Kokëdhima, i arrestuar, fillimisht u konfliktua fizikisht me turistët spanjoillë duke u shkaktuar dëme në trup, për t'i ndjekur më pas edhe në makinë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/turistet-spanjolle-u-konfliktuan-me-pronarin-e-lokalit-ne-himare-nje-njeri-i-vetem-nuk-perfaqeson-shqiperine/

http://www.tiranapost.al/dhunimi-i-turisteve-spanjolle-rama-barbari-na-turperoi-te-gjitheve/

Dokumenta bashkëngjitur