• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Policia e Shtetit merr kontrollin e aeroportit, FNSH do patrullojë brenda në pistë


    Kanë kaluar 12 ditë nga grabitja e një shumë prej 5.6 milionë euro në aeroportin e Rinasit, ndonëse për shumën e saktë ende nuk dihet zyrtarisht, dhe Krimet e Rënda për këtë kanë bërë një kërkesë drejtuar bankave që dorëzuan paratë me destinacion Vjenën.

    Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë kontrollin brenda aeroportit me një makinë të FNSH që do patrullojë brenda aeroportit e ndërkohë që ushtarakët e Forcave të Armatosura janë vendosur që ditën pas grabitjes në perimetrin jashtë aeroportit.

    Në marrëveshjen me koncensionarin ICTS policia nuk mund të hynte brenda aeroportit për të patrulluar, por siç flitet, është vendosur që tashmë Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë do të patrullojnë gjithë zonën e pistës së aeroportit. Burime për Ora Neës bëjnë me dijë se në

    zyrën e kamerave të koncesionarit duke filluar nga muaji i ardhshëm do të jenë prezent edhe dy punonjës së Policisë Kufitare të Rinasit që do të survejojnë kamerat e aeroportit që siguria të jetë në kontroll.

    E ndërkohë që burime nga gazeta Sot thonë se në komisariatin e Rinasit do të ketë shtim stafi. Për pjesën e hetimeve, prokuroria e Krimeve të Rënda do nisë javën e ardhshme marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit./ Tiranapost.al. E.B

    Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda kërkesë bankave: Sa para ishin?

    Ende asnjë i identifikuar për grabitjen në Rinas, policia ka një apel për qytetarët