• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Policia bën apel: Mos kaloni në Llogara! Rrëzohen shtylla të tensionit dhe pemë


    Shoferët që janë nisur dhe duhet të kalojnë përme Llogarasë, të kthehen mbrpasht.  Moti i keq me erë të fortë ka rrëzuar pemët dhe policia ka njoftuar se rruga është e pakalueshme, pasi janë rrëzuar dhe shtylla të tensionit të lartë. Prefekti i Qarkut, u bën thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë me policinë për çdo problematikë që mund të hasin.

    Për shkak të erës së fortë, mund të ketë rrezik për jetën për drejtuesit e automjeteve. Siç raportohet, në të dyja krahët e Llogarasë ndodhen punonjës të policisë të cilët nuk lejojnë kalimin e makinave. Ky aks mund të bëhet i kalueshëm pas qetësimit të situatës, dhe policia do njoftojë për riqarkullimin. Ndërkaq, si pasojë e erës së fortë janë dëmtuar shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimit fidrin R1 të nënstacionit të Radhimës. Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara.

    OSHEE në Vlorë njofton se për të rregulluar këtë problem ka ngritur një grup pune për të rikthyer energjinë.

    Njoftimi zyrtar nga policia:

    Vlorë

    Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm.

    Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

    Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera.

    / Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post