Aktualitet

Policia aksion blic, në “gjueti” të shoferëve të pabindur

Policia aksion blic, në “gjueti” të shoferëve të

Të gjithë drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi duke filluar nga dita e sotme policia ka dalë në aksion për të ndëshkuar shoferët e pabindur.

Që prej orës 12:00 deri në orën 13:30 në të gjithë vendin pati një shtim të kontrolleve ku u angazhuan 1200 punonjës policie për të gjobitur drejtuesit që nuk përdorin rripin e sigurimit.

Ky aksion është ndërmarrë nga Policia e Shtetit për të ndërgjegjësuar shoferët të përdorin rripin e sigurisë me qëllim uljen e aksidenteve me pasojë vdekjen.

QARKU TIRANË:

350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë

QARKU DURRËS:

120 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë

QARKU LEZHË:

100 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot

QARKU  SHKODËR:

80 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës

QARKU KUKËS:

50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has

QARKU DIBËR:

50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë

QARKU ELBASAN:

80 punonjës policie në 25 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas

QARKU KORÇË:

80 punonjës policie në 20 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik

QARKU FIER:

80 punonjës policie në 22 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh

QARKU GJIROKASTËR:

60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj

QARKU BERAT:

60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë

QARKU VLORË:

90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë