Aktualitet

Polici qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv policie është vetëplagosur me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në Shijak.
Polici qëllon veten me armën e shërbimit

Polici Hasan Deda ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Shijak. Nga informacionet e policisë së Durrësit, efektivi ka qenë vetëm në momentin e ngjarjes. Mesa duket ai jetonte i vetëm. Ende nuk dihen shkaqet përse efektivi i policisë ka kryer këtë veprim, por blutë e Durrësit po kryejnë hetime për zbardhjen e kësaj situate.

Ajo çka ne dimë është se ka qenë vetë polici që ka njoftuar për vetëplagosjen e tij.

Polici Hasan Deda tani ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.