Lajme nga Bota

Polici dhe trëndafili! Historia e penicilinës dhe pse pacienti i parë vdiq!

Polici dhe trëndafili! Historia e penicilinës dhe pse pacienti i

Zbulimi i penicilinës nga Alexander Fleming në vitin 1928 është portretizuar shpesh si një goditje ndaj së keqes. Fleming me plot gojën mund të pohonte se kishte shpëtuar botën me zbulimi e tij. Por në fakt mjeku skocez vuajti shumë deri sa arriti qëllimin duke bërë kërkime të panumërta mbi agjentët anti-mikrobikë.

Fatkeqësisht ai nuk arriti dot të purifikonte elementët për të prodhuar medikamentin që më pas u përfundua nga Howard Florey, Ernst Chain dhe Norman Neatley në Oksford një dekadë më vonë. Pacienti i parë që u trajtua ishte një policme emrin Constable Albert Alexander. Sipas legjendave popullore, ai u infektua me ‘sepsis’ pasi u shpua nga një gjemb trëndafili në kopshtin e Oxfordshire, në vitin 1940.

Ishte koha kur studiuesit po mendonin të përdornin penicilinën si eksperiment tek njerëzit pasi tek minjtë dha rezultat, por në të njëjtën kohë Alexander po përkeqësohej. Ai u shtrua në Radcliffe pranë Oksfordit dhe ishte mbushur me njolla në trup si dhe kishte humbur njërin sy. Për shkak të gjendjes së tij vendosën ti injektonin penicilinën në një dozë prej 200 gramësh, më pas një tjetër dorë 300 miligram e kështu çdo tre orë gjatë pesë ditëve. Rimëkëmbja e tij ishte e jashtëzakonshme. Megjithatë përbërja e penicilinës u përshtat aq shumë me trupin sa polici kishte nevojë për doza të herëpashershme aq sa u kthye në një rrezik të madh për shëndetin e tij.Përfundimisht ai nuk arriti dot të shërohej dhe ndërroi jetë.

Image result for This is why Penicillin didn't save its first patient

Megjithatë, rimëkëmbja e tij e menjëhershme i bindi mjekët në atë kohë se shërimi i tij edhe mund të kishte ndodhur po të mos kishte marrë aq shumë doza.

Si përfundim Howard Florey u nis për në SHBA ku bindi disa kompani të mëdha farmaceutike përfshirë Merck, E R Squibb and sons, Charles Pfizer and Co për tu marrë me prodhimin në masë të antibiotikut. Kjo do të thoshte se deri në fund të luftës të Dytë Botërore mijëra ushtarë mund të mjekonin plagët e luftës dhe mund të trajtoheshin nga infeksione seksualisht të transmetueshme duke përfshirë gonorrean./ Marrë nga World Economic Forum/ Tiranapost. al E.B

A sample of the original penicillin mould cultivated by scientific pioneer Alexander Fleming, which is expected to sell for more than 10,000 pounds sterling at Sotheby's auction house, is held by a Sotheby's assistant March 8. The original glass plate is preserved in Fleming's labo ratory at St Mary's Hospital in London, but the scientist gave two specimens to his assistant, one of which is now for sale

Image result for This is why Penicillin didn't save its first patient