Aktualitet

Policët e Kosovës, 134 euro shpërblim për fundvit

9 mijë punonjës të Policisë së Kosovës do të përfitojnë nga 134 euro shpërblim për fundvit.

Këto para ata do të shpërndahen jo si pjesë e pagës, por si shtesë që Ministria e Punëve të Brendshme ka akorduar për ta. Kështu ka thënë për KosovaPress nënkryetari i sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli.

Pavarësisht gradës, të gjithë punonjësit e policisë së Kosovës do të shpërblehen.