• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Pogba i zhgënjyer për mungesën e trofeve në dy vitet e fundit


    Humbja e Manchester Unitedit 4-0 nga Evertoni ishte shokuese dhe këtë nuk e ka pritur aspak mirë mesfushori i Djajve të Kuq, Paul Pogba.

    Në një intervistë për Sky Sports, francezi ka thënë që ajo paraqitje ishte zhgënjyese për të gjithë tifozët.

    “Mënyra se si u paraqitëm në atë ndeshje duke përfshirë gjithë lojtarët, edhe mua, është zhgënjyese. Ne jemi Manchester Unitedi dhe luajmë për të fituar trofe. Është viti i dytë që nuk fitojmë asgjë dhe kjo nuk është aspak e mirë për këtë klub”.

    Unitedi të mërkurën e ka një test tjetër të vështirë kundër Manchester Cityt në Old Trafford.

    Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pozicionohen në vendin e gjashtë në Premier Ligë me 64 pikë, dy më pak se Arsenali dhe tre se Chelsea. /XH.K