Art dhe Kulturë

Poetët e shenjtë ballkanas, mes tyre edhe një shqiptar

Një afishe e rrallë shtypur në Kroaci dhe fotografuar nga Marubi në fillim të shek. XX, paraqet triadën ose trininë e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës Jugperëndimore, mes të cilëve shkëlqen i pavdekshmi At....
Poetët e shenjtë ballkanas, mes tyre edhe një shqiptar

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Amarcord” këtë herë ka zbuluar një “gjeni” jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Ai publikoi këtë fotografi të rrallë, ku sipas tij, dallohet qartë stema e Shqipërisë.

Një afishe e rrallë shtypur në Kroaci dhe fotografuar nga Marubi në fillim të shek. XX, paraqet triadën ose trininë e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës Jugperëndimore, mes të cilëve shkëlqen i pavdekshmi At Gjergj Fishta.

“Kjo afishe e rrallë shtypur në Kroaci dhe fotografuar nga Marubi në fillim të shek. XX, paraqet triadën ose trininë e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës jugperëndimore, mes të cilëve shkëlqen i pavdekshmi At Gjergj Fishta.

Pa rendur me vrap në wikipedia, kombësitë e dy fretërve të tjerë mund të zbulohen falë dy stemave antike të nxjerra nga të ashtuquajturit stemarët ilirikë të shek. XVI-XIX, krahas secilit portret dhe që i përkasin, sipër, Dalmacisë (Kroacisë) dhe poshtë, Bosnjës.

Stema e Shqipërisë dallohet me sy të lirë, ndërsa ajo në të majtë të afishes, në krye, është emblema e urdhërit të fretënve të vegjël apo françeskanëve, të cilit i përkisnin të tre shkrimtarët e mëdhenj”, shkruante Edi Rama.