Aktualitet

Po u ekstradova, më rrezikohet jeta! Rusi i arrestuar në Durrës për terrorizëm mohoi akuzat

Po u ekstradova, më rrezikohet jeta! Rusi i arrestuar në Durrës

Rusi i arrestuar pak ditë më parë në Shqipëri për terrorizëm mohoi akuzat, ndërsa Gjykata e Durrësit vendosi ta linte në burg.

Autoritetet shqiptare janë në pritje të dokumentacionit për të ekstraduar 34-vjeçarin drejt Rusisë.

Sipas Rasul Mislaev, ai kishte krijuar një organizatë me qëllim ndihmën e azilkërkuesve që ktheheshin nga Siria, ndërsa u shpreh në gjyq se nëse ekstradohet i rrezikohet jeta.

Ai është me origjinë nga Çeçenia dhe raportohet se iu bashkua Shtetit Islamik (ISIS) në Siri në vitin 2013. Pas shpërbërjes së këtij grupi rreth 1 vit më parë, ai hyri në territorin shqiptar, si emigrant i paligjshëm./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/fshihej-ne-shqiperi-terroristi-rus-qe-ishte-pjese-e-isis-nga-2013-ta/