Nën lupën e Stela Sallakut

Po ti si iu thua, kominoshe apo Jumpsuit? Thuaju si të duash, vetëm vishi

Nga Stela Sallaku/ Nëse ka element më interesant në gardërobën dimërore, ky është padyshim Jumpsuit-i. Jemi mësuar t`i themi kominoshe, por së fundmi edhe për t`u dukur më trend, kemi filluar të përdorim termin origjinal.

Më ndodh shpesh të kem triko të cilat nuk kombinohen me asgjë në gardërobë, sepse kanë bel të theksuar dhe mëngë “regland” ose siç i quajmë ndryshe, cilindrike të cilat fillojnë që në jakë. Japin një pamje voluminoze tek supet ndaj dhe nuk shkonjë mirë me çdo gjë. Në këtë rast na vijnë në ndihmë kominoshet me prerje franceze. Për t`jua ilustruar kam përzgjedhur disa look të cilët janë realizuar në streetstyle, por mund t`i kopjoni direkt.

Mjaft vipa dhe bloger i kanë personalizuar në stilin e tyre, sipas formave të trupit dhe tipareve natyrale. Mund të eksperimentoni duke i ndërthurur me golfe, këmisha të veshura mbrapsht, shalle si ato të Celine (mund të gjeni dhe tek Zara) etj. Për vajzat petite nuk rekomandohet përplasja e ngjyrave, ndërsa për ato që janë mbi 170cm nuk rekomandohen shumë./Tiranapost.al