Sociale

Po ti, a e more biletën për eventin e 8 shkurtit, te Pallati i Kongreseve?

Po ti, a e more biletën për eventin e 8 shkurtit, te Pallati i

Duke parë disa postime që po qarkullojnë virtualisht këto ditë në Facebook, por sidomos në Instagram, duket sikur të rinjtë e Tiranës janë zhytur kokë e këmbë në një si lojë të re mes njëri-tjetrit. Por nëse i ndjek me më shumë vëmendje komunikimet mes tyre, ajo për çfarë flasin tregon se nuk bëhet fjalë thjesht për një lojë por për një organizim masiv, për një bashkim në një event të madh që mesa kuptohet u organizoka enkas për ta, me 8 shkurt, në orën 21:00 në Pallatin e Kongreseve.

Paska një rregull që të bëhesh pjesë e këtij eventi: duhet të bëhesh JUTH. Po si? Duke shkarkuar aplikacionin JUTH në App Store ose Play Store, ku mund të marrësh biletën për t’u pranuar në këtë event të madh.

Të rinjtë në çdo komunikim, po përdorin një fjalë kyç – JUTH e po bëjnë thirrjet të forta për bashkim, për miqtë por dhe të panjohurit e tyre që janë nga mosha 18-24 vjeç - “JUTH is for us”; “Something new is born”, “Coming soon”; “Grab your ticket, rrëmbe biletën tënde dhe shijo eventin më cool dedikuar të rinjve”; “Mos u vono se vetëm 5000 të parët do të mund të hyjnë! Rezervo biletën free e bëhu pjesë me 8 shkurt”, “Party to the moon and back… ndryshe nga e zakonshmja...”.

Ç’të jetë vallë ky event, ku të rinjtë po mbledhin me kaq shumë zell njëri-tjetrin!? U pa puna, duhet t’i ndjekim në këtë komunikim virtual deri më 8 shkurt, për të zbuluar ndonjë detaj më shumë. /Tiranapost.al/