Showbiz

Po ti a je njeri i mirë?

Po ti a je njeri i mirë?

Ç’do të thotë të jesh njëri i mirë? Po ti, a je i tillë? Më poshtë do gjesh 10 sjellje që të bëjnë njeri të mirë. Nëse ende ke dilema për veten apo për ata që të rrethojnë...

Nuk bëhen me nerva kot

“Jemi prej mishi e prej gjaku”, është një shprehje që nuk e përdorin njerëzit e mirë. Ata nuk nevrikosen në trafik e as kur dikush parakalon jashtë rregullit. Sigursisht që bëhen me nerva, por për gjëra më të mëdha se sa diçka kaq kalimtare se trafiku.

Kujdesen për të tjetër, më shumë nga sa të tjerët kujdesen

Përballen me çdo vështirësi dhe i ndihmojnë të tjerët pa vënë veshin nëse ia kanë kthyer apo do t`ia kthejnë mbrapsht këtë të mirë.

Japin këshilla të mira

Kanë një vizion të vetin për jetën dhe kjo i bën të jenë të mirë, të dashur e të japin këshilla të vlefshme.

Nuk janë vanitozë

Këta njerëz nuk janë të fiksuar pas të mirave materiale. Kjo s`do të thotë se nuk i pëlqejnë gjërat e bukura, ama anën shpirtërore e kanë të parën.

Dinë të falin

Nuk i gjykojnë verpimet dhe gabimet e të tjerëve, ndaj kjo ia bën më të lehtë faljen. Kjo është forca më e madhe që kanë.

Kanë shumë besim

Dhe nuk e konsiderojnë fenë si një mjet për të adhuruar vetëm Perëndinë, por për të dashur edhe njerëzit përreth.

Nuk kanë frikë se ç’do ndodhë pas vdekjes

E pranojnë fundin e jetës se kanë besimin e një jete të përtejme.

E duan artin

Mahniten pas një kënge të bukur, një pikture apo çdo gjëje të punuar mirë.

Janë empatikë

Dinë se si ta vënë veten në vendin e tjetrin dhe nëse ecin me këpucët e tjetrin, ndjejnë njëso, ndaj edhe duan më shumë, kuptojnë më shumë e falin më shumë.

Janë paqësorë

Nuk i duan konfliktet e padobishëm, ata që s`të çojnë askund.

*Ky post u përshtat nga Fabjola Hije.