Aktualitet

A po thotë të vërtetën me statusin e tij Tahiri, apo po luan me nervat si Manjani?

"Nuk kam dhënë dorëheqje nga detyra! S’më ka shkuar ndërmend një gjë e tillë! Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!" (Ylli Manjani - 30 janar 2017)

"Për saktësim, as me ka kërkuar kush e as kam dhëne dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, me të forte do jemi, sot e gjithmonë, bashkë” (Saimir Tahiri - 11 mars 2017)

Në fakt deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar për largimin e Saimir Tahirit, nga posti i Ministrit të Brendshëm. Burime të besueshme nga brenda qeverisë megjithatë kanë thënë për tiranapost.al se të hënën do të zyrtarizohen ndryshimet në qeveri, e Saimir Tahiri nuk do të jetë i vetëm!

[caption id="attachment_29857" align="alignnone" width="564"]Statusi në rrjetin social FacebookStatusi në rrjetin social Facebook[/caption]

Por kjo “përpjekje” për të fshehur atë që po ndodh brenda qeverisë nuk është e sotme. Njësoj ka reaguar edhe Ylli Manjani menjëherë pasi doli lajmi për shkarkimin e tij. E vërtetë nuk vonoi. Manjani u shkarkua dhe u zëvendësua me Petrit Vasilin.