Aktualitet

"Po të mundja do u nxirrja sytë..." A kishte të drejtë nëna e Viola Spiros, prezantueses që iu kap i dashuri në Itali për trafik droge

Nga Fabjola Hije/Lajmi i arrestimit të të dashurit të Viola Spiros, në Itali, ka marrë dhenë. Fillimisht lajmëruan mediat italiane dhe më pas ato shqiptare. Pikërisht me këta e ka inatin edhe e ëma e Violës. Ajo ka bërë një status të gjatë në Facebook, duke sharë e mallkuar gjithë ata që shkruajtën për vajzën e saj. Nuk tha me kë e kishte specifikisht inatin, mbase me të gjithë. Ndërkohë që e vetmja gjë që mediat shkruajtën ishte fakti se “Koka e drogës” në Itali na qenka shqiptari Valentin Selaj, i dashuri i Violës. Kaq, asgjë më shumë. Pjesën tjetër të lajmit thjesht e kanë përkthyer nga italishtja. Po mamin e Violës nuk e mbajti vendi. U ul e bëri një status nga ata të tmerrshmit për mediat që i sulmuan vajzën. Pse faj Viola ka që i dashuri është në burg? Sigurisht që jo. Po edhe mediat, ç`faj kanë? Siç policia bëri punën e vet dhe e vuri të dyshuarin përpara drejtësisë, ashtu edhe media raportoi ngjarjen, siç bën gjithmonë.

[caption id="attachment_146005" align="aligncenter" width="421"](Postimi i Brunilda Spiros, nënës së Violës, në Facebook)[/caption]

“Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë…”, kështu shprehej Brunilda, e ëma e Violës, në rreshtat e parë të postimit të saj. Dhe falë Zotit që nuk mundet… E kërkuam statusin, por ajo e kishte fshirë tashmë. Mbase është penduar që u tregua aq e ashpër. Mbase edhe e ka postuar privat, vetëm për miqtë e saj. Megjithatë, në raste të tilla, e mira do ishte që njerëzit të fokusohen te problemi dhe jo se ç`thonë këto gojët e liga, siç mami i Violës i quajti mediat.

Ndaj ne të tiranapost.al e telefonuam Violën, për të mësuar diçka më shumë rreth situatës, mbase dhe për statusin e të ëmës, por nuk na u përgjigj. Në fund të fundit është e drejta e saj edhe të mos na përgjgjet, ashtu si është edhe e drejta jonë për të raportuar ngjarjen deri në fund pa cënuar askënd. Ne e mirëkuptojnë Violën, po mami i saj përse s`na kupton ne?/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]