Aktualitet

Po të kisha fatin e Arminës do më vinte keq të bëja këtë gabim...

Armina është një nga të vetmet blogere shqiptare që viziton sfilatat nëpër javët e modës. Sheh live teksa supermodelet përfaqësuese të brandeve më të famshme, parakalojnë hijerëndë përmes të ftuarve. Kushedi se sa vajza do dëshironin të ishin në vend të saj, qoftë dhe për pak fare sa të shihnin një herë të vetme Din&Dan (Disquared2), Stefano Gabbanën apo shumë të tjerë.

Ose thjesht sa të ndienin ajrin e freskët milanez teksa fotografohet bukur nga talentet e Vogue, V magazine apo të tjerë. Epo të paktën kënaqemi që kemi përfaqësuese dhe ne nëpër javë mode, s’ka rëndësi fare kush është.

Armina nuk është vetëm blogere, ajo promovon shpesh në rrjetet sociale edhe biznesin që ka në një nga rrugët më të njohura të bllokut. Por këtë herë pa dashur ta mërzisim të vetmen blogere që na përfaqëson kudo në Milano, Paris e New York, ajo ka bërë një gabim.

[caption id="attachment_199780" align="aligncenter" width="462"](Armina Mevlani, foto nga Instagrami)[/caption]

Kjo veshje nuk i rri Armina Mevlanit për shkak të gjoksit. Kërkon pak më thatime dhe me siguri Armina ka dashur vetëm të bëj pak PR për dyqanin. Sa per xhinset dhe atletet Balenciaga sigurisht, sidomos atletet janë trendy i këtij sezoni dhe po mos t'i ketë Armina, kush tjetër? Po qe për marka ajo i merr e para. Ama i kombinon në mënyrën e saj, dhe nuk lë askënd ta kundërshtojë sa i takon stilimit./Tiranapost.al

[caption id="attachment_199783" align="aligncenter" width="479"](Armina Mevlani, foto nga Instagrami)[/caption]

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]