Aktualitet

Tahiri u tha sot gazetarëve: Ju i dini më mirë gjërat

Për katër ditë rresht, ish-ministri Saimir Tahiri ka përsëritur thuajse të njëjtën gjë teksa u ndalonte për t'u pyetur nga gazetarët për situatën. "Nuk keni parë gjë akoma", thoshte ai.

Por sot ai u ka thënë gazetarëve: “Ju i dini më mirë gjërat". Si për të lënë të kuptuar se faktet po dalin vetë nga ato që po thuhen në mbledhje. Tahiri, ashtu si edhe dje u prit me brohoritje nga simpatizantët e tij në hyrje të kryesisë së Kuvendit.

[caption id="" align="aligncenter" width="780"]72615eb9-545c-4788-bb68-f0979329acf1Simpatizantët duke pritur ish-ministrin, Saimir Tahiri. [/caption]

Mbledhja e sotme është ndërprerë, për të vijuar me dyer të mbyllura me kërkesë të Prokurorisë. / E.D/ Copyright Tiranapost.al